Zv/kryeministri Fetai: A ka patur “Balancues” për “Tigrat” ku nuk gjindej asnjë shqiptar që dinte not?

Zv/kryeministri Fetai: A ka patur “Balancues” për “Tigrat” ku nuk gjindej asnjë shqiptar që dinte not?

Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, ka reaguar pas vendimit të shfuqizimit të balancuesit.

Ai ka numëruar një numër të madh institucionesh të cilët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të mos kenë shqiptarë.

Më poshtë edhe postimi i tij i plotë:

A ka patur Balancues për njësinë speciale të policisë Tigrat ku nuk gjindej asnjë shqiptar që din not?

A ka patur Balancues për Agjencinë e Filmit ku nuk ka asnjë shqiptar?

A ka patur Balancues në Akademinë e shkencave ku nga 61 të punësuar vetëm një është shqiptar?

A ka patur Balancues në gjykata ku përfaqësimi shqiptar është nën 10%?

Vetë Gjykata kushtetuese e mbushur me njerëz të SDSM-BDI, e cila duhet të kujdeset për parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, nuk e zbaton Balancuesin dhe përfaqësimi i shqiptarëve është nën 10%!?

A ka patur Balancues në gjithë ato qindra e qindra raste të faktuara ku maqedoni e zinte vendin e shqiptarit me deklaratë të rrejshme përkatësie

 Balancuesi nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve, por në shërbim të interesave të BDI-së për të mashtruar opinionin se gjoja po arrihet përfaqësimi i shqiptarëve në shtet.

Mashtrimi i BDI-së tashmë është çveshur dhe shqiptarët e kanë kuptuar se nevojitet një instrument tjetër më efikas, i cili do të garantojë përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në institucione. VLEN është i përkushtuar për miratimin e një ligji të veçantë, i cili do të rregullojë çështjen e përfaqësimit të bashkësive dhe do të shmang keqpërdorimet e deritashme.

 

 

 

MARKETING