Presidenti Begaj i thotë Erdoganit se kanë nevojë për një godinë të re

Presidenti Begaj i thotë Erdoganit se kanë nevojë për një godinë të re

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të enjte në një takim “kokë më kokë”, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në një video të publikuar nga lideri turk në rrjetet sociale, shihen dhe pamjet e para nga takimi mes dy krerëve të shtetit në ambientet e brendshme të Presidencës.
Ajo që bie në sy është një kërkesë që presidenti shqiptar i bën Erdogan.

Begaj duke iu drejtuar Erdogan si “Erdi”, i thotë përkthyesit që t’i thotë liderit turk se kanë nevojë për ndërtimin e një ndërtese të re.

Biseda e shfaqur në kamera është tepër e shkurtër sa nuk kuptohet se për çfarë godine bëhet fjalë.

“Po i them Erdit, që kemi nevojë për të,për të ndërtuar një ndërtesë tjetër”, dëgjohet të thotë presidenti Begaj.

Pas takimit me kreun e shtetit, Erdogan u prit nga kryeministri Rama në selinë e qeverisë, ku pritet të nënshkruhen dhe 3 marrëveshjet mes dy vendeve.

Në pasdite, në orën 16:30 Erdogan pritet të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Sa i takon marrëveshjeve ato kanë si qëllim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si bujqësia, arsimi dhe komunikimi.

MARKETING