Erdogan nis vizitën në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë nga Bajram Begaj

Erdogan nis vizitën në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë nga Bajram Begaj

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka nisur vizitën në Tiranë. Kreu i Shtetit turk, do të pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë nga homologu shqiptar, Presidenti Bajram Begaj.

Të dy liderët do të zhvillojnë një takim mes tyre. Më pas, Erdogan do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, e cila do të pasohet me një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Erdogan do të marrë pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë.
Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së Erdogan, policia e kryeqytetit ka marrë disa masa dhe do të bllokojë disa rrugë në orarin e mbërritjes dhe takimeve të tij.

MARKETING