Taravari: Ligji është gati, do të jetë shumë më i mirë se “balancuesi”
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ka deklaruar se ligji për përfaqësim adekuat është gati dhe se do të jetë shumë më i mirë se mekanizmi i balancuesit.
Taravari tha se marrëveshja mes tyre dhe VMRO-së ishte që ata ta përgadisin ligjin, ndërsa do të merren mendime edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë dhe mandej do ta dorëzohet në Kuvend.
“Besoj që do të ketë mirëkuptim prej të gjithëve dhe ligji është mekanizëm shumë më i mirë sesa instrumenti apo mekanizmi i Balancuesit. Uroj që të kemi përkrahje sepse më përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve është kategori kushtetuese, është e pakontestueshme, çdo gjë që është në Kushtetutë do të rregullohet me ligj. Besoj se së shpejti rregullohet me ligj”, deklaroi Taravari.