RMV anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Osmani: Fryt i punës së palodhshme diplomatike katër vjeçare

RMV anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Osmani: Fryt i punës së palodhshme diplomatike katër vjeçare

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar pas vendimit që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut
“Maqedonia e Veriut anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut! Pas një pune të palodhshme diplomatike prej katër vitesh dhe pas shumë takimeve të zhvilluara, sot arritëm të bëhemi anëtarë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC). Përgëzoj të gjithë diplomatët e Maqedonisë së Veriut për këtë sukses të madh dhe të rëndësishëm për vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

MARKETING