Kovaçevski: Është mirë që u hoq balancuesi, duhet një zgjidhje e re
Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se “Balancieri” ishte një zgjidhje e dalë nga Marrëveshja e Paqes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese. Por më pas ai u keqpërdor. Maqedonasit janë deklaruar për shqiptarët, romët për turqit, shqiptarët për turqit, vllehët për punësim dhe nuk ka dhënë rezultate”, tha Kovaçevski.
Ai konkretisht nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjyqtarëve kushtetues.
“Ky është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk komentohet. Zgjidhja ka marrë fund. Është mirë që u hoq balancuesi sepse do të duhet një zgjidhje e re”, tha Kovaçevski.