Xhamia e Namazgjasë në Tiranë dekorohet me flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë
Në prag të inaugurimit dhe të vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Xhamia e Namazgjasë në Tiranë është dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Türkiyes, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan do të realizojë sot një vizitë në Shqipëri dhe do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar me kontributin financiar të Türkiyes.
Ndërkohë, me rastin e vizitës së presidentit Erdoğan, flamuri turk është vendosur edhe në sheshet dhe bulevardet në Tiranë.
Presidenti Erdoğan do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Pas takimeve me zyrtarët, do të inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan, kryeministrit Rama dhe të zyrtarëve të tjerë.
Xhamia e Namazgjasë, është ndërtuar me kontributin financiar të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes dhe Fondacionit të Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV).