(VIDEO) Pas iniciativës së antikorrupsionit, kushtetuesja e hoqi përfundimisht balancuesin

(VIDEO) Pas iniciativës së antikorrupsionit, kushtetuesja e hoqi përfundimisht balancuesin

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi përfundimisht balancuesi, mekanizmi që garantonte përfaqësimin e drejtë të komuniteteve të të punësuarve në administratën shtetërore. Pas disa orëve diskutim, votimi i anëtarëve të Kushtueses ishte i fshehtë dhe me shumicë votash, pra nuk ishtë njëzëri. Kryetari i kësaj gjykate, Darko Kostadinovski, gjatë prezantimit të argumenteve në bazë të së cilit e kanë sjellë këtë veprim, tha se veprimet afirmuese, siç paraqet edhe balancuesi, kanë dy parime kyçe: I pari është, pabarazi brenda pabarazisë dhe i dytë është pabarazi në emër të barazisë. Me këtë, Kostadinovski tha se, gjatë punësimeve i është dhënë përparësi përkatësisë etnike e joprofesionalizmit. Me këtë sipas tij, është bërë diskriminim ndaj komunitetit shumicë, që në këtë rast janë maqedonasit.

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Çfarë do të thotë pabarazi në emër të barazisë. Ajo do të thotë se, nëse unë dhe ju, në një konkurs kemi marr 100 pikë, unë jam nga komuniteti shumicë, ju jeni nga ndonjë komunitet më pakicë, ju do të keni përparësi. Çfarë do të thotë, pabarazi brenda pabarazisë, nëse unë si pjesëtar i komunitetit shumicë dhe ju nga kominiteti pakicë, merrni 40 pikë, ndërsa unë 100, ju keni përparësi. A do të na jep kjo sektor publik të mirë, profesionist dhe kompetent? Absolutisht jo!”

Ai po ashtu tha se, si pasojë e punësimeve të bëra përmes balancuesit, kemi administratë shtetërore shumë të dobët, madje ai e përshkroi gjendjen në administratë si “katastrofale”.

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Administrata publike është shtylla kurrizore e çdo shteti. Administrata publike jep shërbime të shumta, nga fusha të ndryshme dhe shërbimet që qytetarët duhet t’i shfrytëzojnë nuk njohin ndarje në përkatësi etnike apo çfarëdo përkatësie tjetër. Kur të shkoni në mjek ju nuk pyesni se çfar etnie është, apo çfarë përkatësie politike, apo çfarëdo përkatësie tjetër, kur të kërkoni gjëra administrative apo lokale, nuk pyesni. Të gjithë ne kemi nevoj për sektor publik profesionist, kompetent dhe efikas. Jam i bindur se asnjëri prej jush në këtë hapësirë nuk do të thoni, po sektori ynë publik është pa asnjë vërejtje”.

Përndryshe, Gjykata Kushtetuese përbëhet prej 9 anëtarëve. Në përbërjen momentale vetëm dy anëtarë janë të përkatësisë shqiptare, një është i përkatësisë turke dhe të tjerët janë të përkatësisë maqedonase.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING