(VIDEO) Një miliardë euro hua nga Hungaria, 500 mijë euro arrijnë javën e ardhshme, të tjerat në janar

(VIDEO) Një miliardë euro hua nga Hungaria, 500 mijë euro arrijnë javën e ardhshme, të tjerat në janar

Me nënshkrimin e Marrëveshjes me Bankën Eksport-Import të Hungarisë në Budapest, u zyrtarizua pjesa e parë e Marrëveshjes së huasë në vlerë prej 500 milionë eurove, ndërsa njëkohësisht filluan bisedimet për pjesën e dytë të huasë, në vlerë prej 500 milionë eurove, ku presim që të aprovohen deri në fund të vitit”. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në deklaratën e saj në Budapest, me ç’rast njoftoi se mjetet sipas Marrëveshjes së nënshkruar do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.

GORDANA DIMITRIESKA-KOÇOSKA, MINISTRE E FINANCAVE

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje duhet t’i dërgojmë dokumentet për pagesën zyrtare të mjeteve dhe tashmë kemi fiilluar bisedimet për 500 milionë euro të tjera shtesë, të cilat presim t’i aprovojnë deri në fund të vitit dhe më pas të paguhen në fillm të vitit të ardhshëm. Me këto mjete do të rifinancohej euroobligacioni që do të maturohet në muajin janar të vitit 2025”.

Ajo vlerëson se kemi të bëjmë me një përkrahje shumë të rëndësishme nga Qeveria e Hungarisë, pasi siз thotë ministrja norma e interesit është vetëm 3.25%, dhe është shumë e ulët krahasuar me normat e interesit shumë më të larta në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja Dimitrieska sqaroi se mjetet do të destinohen për kompanitë private përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale, si dhe për projektet infrastrukturore duke përfshirë edhe komunat.

Ministrja e Financave të martën në Budapest, në emër të Qeverisë, nënshkroi Marrëveshjen e huasë me Bankën Eksport-Import të Hungarisë. /SHENJA/

MARKETING