(VIDEO) Nxënësit e Moranës ka tre ditë që bojkotojnë mësimin
Bojkotimi i mësimit në fshatin Moranë të Shkupit vazhdon prej 3 ditësh radhazi. Prindërit dhe banorët e fshatit kërkojnë pavarësimin e shkollës fillore “Naim Frashëri”. Nga ana e banorëve kërkohet statusi i shkolles nga shkollë periferike në shkollë qendrore pasi që siç potencojnë ata i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme , duke filluar që me përfshirjen e numrit të nxënësve prej 450 nxënës dhe 18 paralele, stafin e kualifikuar dhe infrastrukturën e nevojshme. Banorët thonë se të gjitha janë dokumentuar nga vizita e Inspektoratit të Arsimit në shkollen e tyre kur është bërë kërkesa për ndarje. Në deklaratën e tij për TV Shenja, Amir Duraku nga këshilli iniciues shton se kanë marrë miratim nga Komuna e Studeniçanit dhe nga Ministria e Arsimit, por nuk kanë marrë miratim nga Ministria e Financave, gjë që pengon në zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të shkollës.
Amir Durak, Këshilli Inciues
“Ministria e Arsimit na ka dhënë përgjigje pozitive, inspektorati ka miratuar që shkolla i plotëson kushtet mirëpo kemi marrë përgjigje negative nga Ministria e Financave, shkaqet nuk dihen, buxhet nuk ka, nuk di çfarë është puna. Ne kërkojmë nga Ministria e Financave, po gjithashtu edhe nga komuna që të gjejnë zgjidhje. Kryetari i komunës nga fshatarët kërkon që ta ndalojmë bojkotin ta vazhdojmë procedurën prej në fillim përsëri të dërgojmë kërkesa, mirëpo me ato kërkesa ne prej 2014 më jemi lodhur veçse. Ne me bojkot do të vazhdojmë deri sa të ketë zgjidhje, deri sa të bëhet zgjidhja ne do të vazhdojmë me bojkot”.
Ai theksoi se që nga viti 2014 kanë bërë kërkesa për ndarjen e shkollës por se që atëherë nuk është marrë parasysh asgjë, nga ku madje tha se hera e fundit e kërkesës ka qenë në shkurt të vitit 2023. Ndërkohë, një prej banorëve thotë se ata vetëm po këkojnë të drejtat e tyre dhe asgjë më shumë.
Sinan Sinani, banor i Moranës
“Ne kërkojmë të drejtat e tona që sa vite, Kemi bërë kërkesat nuk janë askund nuk kanë dalë pozitive. Ja që sa vite është bërë kjo ne kërkojmë të ndahemi prej shkollës së Studeniçanit. Po e bëjmë bojkotin pasi që nuk po punohet në fshatin tonë në shkollën tonë aq sa duhet, duke i plotësuar të gjitha kushtet, çka është problemi.. kërkesat të gjitha i kemi bërë edhe nuk po arsyetohet kjo punë për tu ndarë, ku është puna nuk e dimë edhe ne si prind nuk dimë azgjë më veçse bojkotin e kemi nisur, nuk di çfarë të them”.
Kjo situatë mbi të gjitha, më së shumti ndikon tek nxënësit duke mbetur anash me procesin mësimor. Përkundër kësaj banorët këmbëngulin se do të vazhdojnë me bojkot deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe njëkohësisht shpresojnë që kjo të ndodhë sa më parë që të mundet për mos të ngelur të dëmtuar nxënësit.
Anida Murati /SHENJA/