Maqedonia niset drejt Rigas për duelin me Letoninë

Maqedonia niset drejt Rigas për duelin me Letoninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është nisur pasditen e kësaj të marte drejt Rigas për duelin me Letoninë që do ta luaj në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ekipi përfaqësues i vendit nuk do të ketë Aleksandar Trajkovskin si dhe Darko Çurlinovin për këtë ndeshje si dhe për tjetrën ndaj Armenisë, pasi të dy futbollistët vuajnë nga lëndimet. Të gjithë grupin tjetër të futbollistëve, seleksionuesi Bllagoja Milevski e ka në dispozicion.

Maqedonia kërkon vetëm fitore në këto dy transferta për ta konfirmuar vendin e parë në grup të Ligës së Kombeve. Ndeshjen me Letoninë, Maqedonia e Veriut do ta luaj me 10 tetor, teksa tre ditë më vonë udhëton drejt Jerevanit për duelin me Armeninë. /SHENJA/

MARKETING