Përmbytja e Vlorës, Rama: Të tillë goditje s’e përballoi as Dubai, por reagimi ynë ishte i dobët

Përmbytja e Vlorës, Rama: Të tillë goditje s’e përballoi as Dubai, por reagimi ynë ishte i dobët

Kryeministri Edi Rama në të parin komunikim me mediat pas operacionit në QSUT për hernien inguinale, është ndalur të flasë për përmbytjet e së premtes në qytetin e Vlorës.

Nga takimi me kryebashkikët ku po diskutohet për një strategji të re në kuadër të Emergjencave Civile, shefi i qeverisë vlerësoi se infrastruktura në Vlorë sado ekselnte të ishte, nuk do e përballonte dot goditjen e parë nga stuhia me reshje të dendura shiu.

“E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse. Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë. Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet”, tha Rama, raporton A2.

Në vijim kryeministri kërkoi një organizim më të mirë të strukturave edhe trajnimin e tyre për t’iu përgjigjur me efikasitet më të lartë fenomeneve të tilla.

“Duke u marrë me përmbytjet, është e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ca bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion”, nënvizoi Rama.
Shefi i ekzekutivit nënvizoi se i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu që të ndërtohet një plan pune në këtë fazë qetësie, për të shmangur goditje si ajo e Vlorës dhe për të konverguar të gjitha energjitë e nevojshme mes Emergjencave Kombëtare dhe atyre lokale.

“Të fillojmë me një kalendarizim të trajnimit të aftësive dhe një sistem komunikimi efikas ku të gjithë të dinë kush bë çfarë dhe jo alarm, ngri telefonin, thirr njërin e thirr tjetrin. Dhe trajnim për linjat e hapura me qytetarët kur kërkojnë ndihmë. Më ka dërguar një qytetarë nga Vlora një komunikim me linjë n e hapur. Ai komunikim do ishte korrekt nëse do ishte një situatë ku qytetarja kërkonte shpjegim për një burokraci në ditën për diell. Ndërkohë, kur linjat e hapura në ato momente janë edhe linja komunikim, kujdesie, për ti qëndruar afër personit që po të merr që është deri në gjunjë në ujë brenda shtëpisë”, theksoi Rama, shkruan A2.

MARKETING