(VIDEO) Mickoski dhe Taravari kërkojnë reformim të BDI-së, Bexheti ia rikujton VMRO-së proceset gjyqësore

(VIDEO) Mickoski dhe Taravari kërkojnë reformim të BDI-së, Bexheti ia rikujton VMRO-së proceset gjyqësore

Kryemistri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë konventës së partisë të dielën, porositi kreun e Integristëve, ali Ahmetin që ta pastrojë partinë nga siç tha, kriminelët, dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij. Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, tha se si duhet refermuar një parti është çështje interne e partisë, ndërsa shtoi se shumë bartës të funksionove nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, kanë qenë në procese gjyqësore dhe për të cilët, Bexheti thotë se ka edhe tani. Ai gjithashtu tha për Mickoskin se nuk e ka respektuar legjitimitetin e shqiptarëve.

BLERIM BEXHETI,DEPUTET I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Nuk dua të përmendi emra, por shumë bartës të funskioneve shtetërore nga rradhët e tyre kanë qen nëpër procese gjyqësore, ka edhe vendime gjyqësore dhe që janë bartës të funskioneve të rëndësishme në institucione, por ne për korrektesë në këtë momentë, un bashkë me kolegët e mi që janë këtu, nuk do të përmendi emra, por nëse duhet do të debatojmë edhe pët këtë çështje dhe se si duhet të reformohet një parti politike është çështje e partisë interne”.

Ndërkaq, porosi të njejtë sot Ahmeti ka marrë edhe nga ministri i Shëndetësisë dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Arben Taravari, i cili poashtu tha se BDI-ja duhet të refermohet. I pyetur për deklarata e Ali Ahmetit për bashkim të bllokut politik shqiptar, kundër qeverisë, Arben Taravari tha se janë të hapur që të ulen dhe të bisedojnë me të gjitha partië politike, por edhe me Ahmetin.

ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

Për t’u ulur, kur të do ulemi, megjithatë nuk e di ku do të shkojmë. Do të ulemi, po çfarë do të bëjmë. Së pari, z.Ahmetit i duhen reforma, adaptim dhe kauzë. Të dalë dhe të na tregojë çfarë do. Ne për t’u ulur, jemi të hapur, komunikojmë me të gjitha partitë politike, pa përjashtim, kështu që nuk kemi asgjë kundër që edhe ma atë të komunikojmë, megjithatë, të fillojë me reforma, këtë e kemi me rëndësi, BDI-së para se gjithash i duhen reforma”.

Kujtojmë se këto porosi dhe deklarata në mes pozitës dhe opozitës janë shtuar kohës së fundmi, pasi qeveria tani më i ka bërë 100 ditë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING