15 vjeçari nga Kumanova humb jetën në aksident trafiku në hyrje të Kumanovës
Një 15-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën dje në mbrëmje në një aksident të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë.
Me plagë të rënda ka përfunduar drejtuesi i motoçikletës me të cilën po udhëtonin.
Aksidenti ka ndodhur pasi një automjet BMW i ka goditur në lagjen Karposh.
“Me datën 03.10.2024 rreth orës 21.40 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, në vendbanimin Karposh – Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të pasagjerëve BMW me targa të Shqipëriaë, e drejtuar nga I.B.(37) nga Shkupi dhe një motoçikletë “Yamaha” e drejtuar nga një i mitur nga Kumanova, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.
Siç shton policia, nga lëndimet e marra në aksident, në vend ka ndërruar jetë një pasagjer 15-vjeçar i motoçikletës nga Kumanova, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij.