Mucunski: Është i domosdoshëm proces i drejtë dhe transparent i eurointegrimit të bazuar në respekt të ndërsjelltë

Mucunski: Është i domosdoshëm proces i drejtë dhe transparent i eurointegrimit të bazuar në respekt të ndërsjelltë

Procesi i eurointegrimit tonë ende pengohet nga pengesat të cilat duken gjithnjë e më të padrejta, dhe kjo jo vetëm që e teston rezistencën e institucioneve, por edhe durimin e popullit, theksoi ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalimin para delegacioneve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit vjeshtor të Asamblesë parlamentare të KE-së, që mbahet prej 30 shtatorit deri më 4 tetor në Strasburg, kumtoi MPJdheTJ.

“Paramendojeni zhgënjimin e një populli i cili bëri gjithçka që u kërkua prej tij, vetëm që t’i thuhet se qëllimi është ende i paarritshëm. Si të mbahet shpresa kur ndjeni se vetë parimet e BE-së – solidariteti, drejtësia dhe uniteti – zbatohen në mënyrë jo të barabartë?”, theksoi ministri në fjalimin e tij.

Por, edhe krahas procesit të gjatë të integrimit, theksoi Mucunski, Qeveria mbetet e përkushtuar në reformat themelroe dhe parimet mbi të cilat bazohet anëtarësimi në Union.

Përkujtoi se vitin e ardhshëm do të shënojmë 30 vite anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe 20 vite prej se Këshilli i Evropës solli vendim për ndarje të statusit të kandidates vendit për anëtarësim në BE.

Fjalimi i shefit të diplomacisë në Strasburg, i mbajtur me ftesë të kryetarit të Asamblesë parlamentare, Teodros Rusopulos, u shoqërua me këmbim të pye4tjeve dhe përgjigjeve me deputetët.

Në paraqitjen e tij, minsitri Mucunski foli për krizat dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet kontinenti evropian, siç janë agresioni ushtarak rus në Ukrainë, pasojat nga pandemia, kriza ekonomike, mbetja prapa e demokracisë, rritja e ekstremizmit dhe dezinformatave, tregtia me emigrantë, si dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe teknologjitë e reja. me atë rast, ai e ceki rëndësinë e Këshillit të Evropës dhe instrumenteve të tij juridike dhe mekanizmat monitorues për tejkalim të këtyre sfidave, me theks të veçantë në ndikimin e tyre mbi të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Në këtë kontekst, e theksoi rolin e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg dhe rëndësinë për përforcim të sistemit të Konventës evropiane për të drejta të njeriut, posaçërisht implementimin e aktvendimeve të saj nga ana e vendeve anëtare.

MARKETING