(VIDEO) Pushteti lavdërohet me të arriturat e 100 ditëve, LSDM akuzon

(VIDEO) Pushteti lavdërohet me të arriturat e 100 ditëve, LSDM akuzon

Kryeministri Hristijan Mickoski i ka cilësuar si të suksesshme 100 ditët para të punës së Qeverisë duke thënë se, të gjithë atyre që iu dha mundësia, në pjesën më të madhe e realizuan mundësinë e dhënë, pavarësisht se nga cila parti kanë ardhur. Ai ka mohuar edhe një herë përçarjet brenda koalicionit qeveritar dhe tha se, koalicioni qeveritar është stabil dhe se, edhe përkrah mendimeve të ndryshme për çështje të caktuara, parnterët e koalicionit janë të unifikuar rreth çështjeve strategjike. Ai porositi opozitës që të jetë konstruktive dhe e fortë dhe në vend të akuzave të konkurrojë me politika që do të sjellin një standard më të mirë për qytetarët.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Ata mendojnë se nëse dërgojnë mesazhe të tilla do të sjellin përçarje dhe mosbesim në atë koalicion. Mund t’i zhgënjej dhe t’u them se jo vetëm që nuk kanë sukses, por sjellja e tyre forcon frymën e përbashkët. Nuk duhet të kthehemi tek këta politikanë që kaluan dekada në politikën maqedonase, dhe do të mbahen mend për korrupsion dhe shumë tradhti në kurriz të interesave personale. Nuk do të hyj në atë se pse BDI nuk arriti t’i realizojë qëllimet e saj strategjike në 21 vitet e fundit, pse LSDM u përpoq ta mbajë pushtetin me gënjeshtra. Më duhet t’u them të dyja palëve se na duhet një opozitë e fortë dhe konstruktive me të cilën do të luftojmë për politika që do të sjellin standard më të mirë për qytetarët”.

I pyetur nëse, Fronti Evropian do të kërkojë t’i kthehet shërbimi për faktin se e votuan ligjin për riorganizimin e ministrive dhe ligjin për vetëqeverisje lokale, Mickoski tha se, kjo nuk ka të bëjë aspak me çfarë lloj afrimi të tyre drejt qeverisë dhe mbështetja e deputetëve të Frontit Evropian për këto ligje, nuk nënkupton se do të kenë bashkëpunim të mëtejmë me udhëheqësinë aktuale të BDI-së.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING