(VIDEO) Mickoski: Nuk do t’ia lustrojë këpucët politikanëve europian

(VIDEO) Mickoski: Nuk do t’ia lustrojë këpucët politikanëve europian

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka as plan konkret që të vazhdojë rrugën e integrimit evropian e as nuk lëshon pe në çështjen me Bullgarinë. Kryeministri Hristijan Mickoski pretendon që do të vazhdojë përkushtimin në rrugën evropiane, por nuk ka bërë të qartë për opinionin se në çfarë mënyrë do t’i shpëtojë izolimit. Sipas Mickoskit, argumentet janë në anën e Maqedonisë pasi siç është shprehur ai, “nuk është është argument ne jemi brenda ju jeni jashtë, nëse dëshironi të anëtarësoheni duhet të pranoni gjithçka që dëshirojnë ata”. Sipas tij, është diktat dhe ai nuk do të pranojë diktate dhe shantazhe.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Nëse mendoni se duhet t’ia lustrojmë këpucët disa politikanëve dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe se ajo është mënyra dhe rruga e duhur, kërkoj ndjesë por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë. Me mua mund të flitet vetëm në bazë të argumenteve. Unë nuk jam person kokëfortë përkundrazi jam shumë konstruktiv dhe çdoherë që argumentet e bashkëbiseduesit i prijnë argumentet e mia. Por, fatkeqësisht këto dy dekada, pothuajse dy dekada e gjysmë nuk dëgjova asnjë argument pse nuk duhet të jemi pjesë e familjes evropiane, ndërsa kam dëgjuar shumë argumente që paraqesin pengesë artificiale pse ne të mos jemi”.

Sa i përket qëndrimit të partnerit qeveritar VLEN në lidhje me porcesin eurointegrues, Mickoski tha bisedojnë për shumë çështje konstruktive, përfshirë këtu edhe integrimin e shtetit të BE, megjithatë la të nënkuptohet se kanë qëndrime të ndryshme për këtë temë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Çdo herë, edhe në një familje mund të ndodhë që të ketë mendime të ndryshme. Por, në fund është e rëndësishme që së bashku do të dilni nga ai diversitet. Apo, ka një maksimë të bukur e cila thotë “Bukuria është në diversitet”, por çdoherë dalim si partnerë dhe çdoherë dalim me gjuhë të përbashkët. Kështu që, prioritet i kësaj qeverie është lufta kundër korrupsionit, prioritet i kësaj qeverie është zhvillimi ekonomik i shtetit dhe ajo që paraqet interes i qytetarëve”.

Po ashtu kryeministri tha se po punojnë në reformat gjyqësore për çka tha se, kanë metodoligji dhe plan konkret se si duhet të veprohet si dhe planifikojnë që të konsultojnë edhe ekspertë dhe do të dalin me plan veprimi se si do ta realizojnë atë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING