Mickoski: Nga nesër fillon pagesa e pensioneve me rritje

Mickoski: Nga nesër fillon pagesa e pensioneve me rritje

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale thekson se nesër do të realizohet premtimi për rritjen e pensioneve.

“Gjej rastin t’ju përgëzoj për pensionet më të larta që do të fillojnë të paguhen nga nesër. Ajo që premtuam në fushatën për pensione më të larta, për rritje lineare të pensioneve po bëhet realitet. Nga nesër pensionistët në Maqedoni do të kenë pensione më të mëdha. Ju e keni fituar atë duke punuar shumë gjatë jetës tuaj. Tani është koha për të shijuar veten. Kjo Qeveri mbetet 100 për qind e përkushtuar për të realizuar atë që ka qenë premtimi ynë gjatë fushatës parazgjedhore”, thotë Mickoski në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Njëkohësisht, ai për nesër në mesditë njofton raportin për punën e Qeverisë në 100 ditët e para, në të cilin thekson se do të mund të dëgjohet se çfarë është bërë në periudhën e kaluar dhe çfarë do të bëhet në periudhën e ardhshme.

MARKETING