(VIDEO) Hapen zyret për dokumentet personale në Mateç, banorët e Likovës nuk sorollaten më në Kumanovë
Në fshatin Mateç të komunës së Likovës së fundmi janë hapur zyre që shërben për marrjen e dokumenteve personale. Kjo është bërë me qëllim që qytetarët të kenë më lehtë ndryshimin e dokumenteve personale si dhe të shmangen nga turmat në qytetin e Kumanovës e për këtë banorët e komunës së Likovës të intervistuar nga televisioni Shenja shprehën se janë të kënaqur me ndryshimin e bërë ku edhe ata që nuk deshën të shfaqen para kamerave u shprehen me të njëjtat fjalë.
“Jo nuk i kemi marrur ende, disa nuk ishin gati, duhet të fotografohemi, ende nuk kemi bërë termin. Jemi të kënaqur si nuk jemi, në Kumanovë ka më shumë kallaballëk se sa këtu”
“Jemi të kënaqur po si nuk jemi”, deklaroi një banor i komunës së Likovës.
Për këtë çështje edhe kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, për televizionin Shenja theksoi se kjo çështje është e rëndësishme duke i larguar qytetarët nga turmat në qytetin e Kumanovës posaëërisht gjatë verës me ardhjen e mërgimtarëve.
Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës
“Në emër të të gjithë banorëve falënderoj të gjithë ata që kontribuan që kjo punë të bëhet realitet. Pasi, gjithmonë duhet që t’i mundësojmë banorëve tonë shërbime sa më afër vendbanimit. Ndërsa, kjo punë është e një rëndësie të veçantë, pasi në Kumanovë si qyteti më i madh në nivel shtetëror, thuaj se çdo herë ka pas grumbull qytetarësh, e posaçërisht gjatë verës, kur mërgimtarët janë kthehen në vendlindje. Urime të gjithëve, e duke besu se në të ardhmen me shërbime të këtilla do të vazhdojm edhe në të ardhmen”
Përndryshe disa ditë më parë në faqën zyrtare të komunës së Likovës në fejsbuk, kanë njoftuar se nga data 25 shtator 2024, banorët e komunës se Likovës mund të marrin dokumentet personale në Stacionin Policor në fshatin Mateç për shërbim më të afërt dhe më të dinjitetehëm për banorët e komunës së Likovës. Merxhane Iseni /SHENJA/