(VIDEO) Raporti i QKC-së, ka korrupsion në furnizimet publike si pasojë e interesave politike

(VIDEO) Raporti i QKC-së, ka korrupsion në furnizimet publike si pasojë e interesave politike

Në prokurimet publike ka korrupsion, që është si pasojë e interesave politike, në çmime ka dallime të mëdha. Kështu alarmon Qendra për Komunikime Civile. Sipas raportit nga monitorimi i rregullt i prokurimeve publike, del që ato gjatë vitit 2023 kanë arritur nivelin rekord të lartë të vlerës dhe nivelin rekord të ulët të konkurrencës në 10 vitet e fundit. Thuhet se janë nënshkruar marrëveshje për prokurime publike në vlerë prej 1.5 miliardë euro, që është 35% më e lartë sesa vitin e kaluar. Kurse numri mesatar i ofertave të tenderave ka qenë 2.7. Në një të tretën e tenderave është fituar me vetëm një ofertë. Mungesa e konkurrencës sipas raportit, është pasojë dokumenteve të favorshme të tenderit dhe humbja e besimit të sektorit të biznesit në konkurrencën e drejtë të prokurimit.

Qendra për Komunikime Civile

Sipas anketës 41% e personave mendojnë se në prokurimet publike nëpër institucionet publike ka korrupsion. Shumica e tyre, thonë se më së shpeshti korrupsioni është si pasojë e interesave politike dhe se kompanitë janë gjenerues më i madh i korrupsionit sesa njerëzit në institucione. 51% e kompanive që marrin pjesë në prokurime publike vlerësojnë se në to ka korrupsion dhe me të personalisht janë përballur 23% e kompanive të përfshira në investigim”.

Dallimi në çmime konkretizojnë ata shihet në atë që për blerje të licencave të softuerëve janë paguar me çmime të ndryshme nga 6.185 до 23.100 denarë.

Qendra për Komunikime Civile

Indeksi i racionalitetit zbulon se ka dallim të madh të çmimeve në të cilat institucionet blejnë të njëjtat produkte dhe shërbime. Kështu për shembull, të njëjtat licenca për softuer kopjuterik janë blerë me çmime nga 6.185 до 23.100 denarë. Baza e të dhënave për prokurime publike në komuna zbulon se në vitin 2023 komunat për prokurime kanë harxhuar 40% më shumë para nga viti i kaluar dhe se vetëm 10 kompani kanë fituar 25% të vlerës së të gjithë tenderëve”.

Raporti i Qendrës për Komunikime Civile përfshin anketa me kompani dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, Indeksin e racionalitetit, sipas të cilave renditen çmimet sipas të cilave institucionet e ndryshme kanë blerë të njëjtat produkte dhe shërbime.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING