Taravari: Aleanca me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas vizitës në SHBA u shpreh se aleanca me SHBA-të është e përjetshme dhe e pathyeshme.
“Çfarë jave e mrekullueshme ishte në Nju Jork dhe Uashington DC! Dhjetëra takime me miq dhe aleatë, punime frymëzuese në Sesionin e 79-të të OKB-së dhe, natyrisht, një vizitë e detyrueshme në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Aleanca jonë me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme”, shkruan kreu i ASH-së, Arben Taravari në “X”