(VIDEO) Hyri në fuqi ligji për praktika të padrejta tregtare, pritet ulje e çmimeve të 2 500 produkteve

(VIDEO) Hyri në fuqi ligji për praktika të padrejta tregtare, pritet ulje e çmimeve të 2 500 produkteve

Sot hyri në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Zgjidhja ligjore përfshin një listë me mbi 2500 produkte bujqësore dhe ushqimore, marzha e të cilave do të kufizohet në 10 përqind, gjë që do të ndikojë në uljen e çmimeve me pakicë për 10 %. Përveç zbritjes së kufizuar, ligji parashikon që tregtarët nuk mund të ngarkojnë kosto shtesë për marketingun, përfaqësimin, si dhe për ekspozimin e një produkti të caktuar në raft.

Ligji është miratuar në mars të këtij viti, ndërsa sot, më 28 shtator përfundon periudha gjashtëmujore e parashikuar për respektimin e dispozitave ligjore nga furnitorët dhe blerësit që kanë lidhur kontrata për furnizimin e produkteve. Periudha gjashtëmujore për harmonizimin e statutit dhe akteve të përgjithshme me dispozitat e këtij ligji i është dhënë edhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit. Komisioni gjithashtu inicon procedurë kundërvajtëse në rast të shkeljes së dispozitave ligjore.

Nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se procedura për kundërvajtje fillon sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit fizik ose juridik që ka interes të ligjshëm për të vërtetuar ekzistimin e kundërvajtjes dhe duhet të përfundojë brenda tre muajve.

MINISTRIA E EKONOMISË DHE PUNËS

Nëse konstatohet se janë shkelur dispozitat e ligjit, caktohet gjobë, gjegjësisht lartësia e gjobës. Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, gjatë vendosjes së gjobave, merr parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, si peshën, shtrirjen dhe kohëzgjatjen e veprës dhe pasojat që kjo vepër ka për furnitorët”.

Dënimet për kundërvajtjen më të rëndë mund të jetë deri në 20.000 euro për një tregtar të madh dhe nga 350 deri në 500 euro për personin përgjegjës. Shuma më e lartë e gjobës për kundërvajtje që mund të shqiptohet në procedurë është 5000 deri në 6000 euro për tregtarin e madh dhe 350 deri 500 euro për personin përgjegjës. /SHENJA/

 

 

MARKETING