Urime nga presidentja Siljanovska Davkova me rastin e Ditës së boshnjakëve

Urime nga presidentja Siljanovska Davkova me rastin e Ditës së boshnjakëve

Jemi krenarë që komuniteti boshnjak ka festë, e cila me dinjitet festohet dhe kontribuon për promovimin e historisë së tij dhe të traditave kulturore, të cilat janë pjesë përbërëse të shoqërisë së vendit tonë, thotë presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin deri te pjesëtarët e komunitetit boshnjak, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve.

Bashkëjetesa në atdheun tonë, thotë presidentja, është rezultat i respektit dhe solidaritetit. Të mos lejojmë që këto vlera të rrezikohen dhe shkelen dhe të vazhdojmë të punojmë në përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë të përbashkët.

“Sfidat, me të cilat përballemi si vend, na prekin të gjithëve dhe ato nuk zgjedhin gjini, fe, përkatësi etnike. Të gjithë jemi nën të njëjtin qiell. Të bashkuar për të realizuar vizionin e atdheut tonë si shtet demokratik, ligjor dhe të zhvilluar. Gëzuar festën”, thuhet në urimin.

MARKETING