(VIDEO) Shtyhet “vendimi i madh”, gjykata kushtetuese e shqyrton ligjin e gjuhëve më 11 dhjetor

(VIDEO) Shtyhet “vendimi i madh”, gjykata kushtetuese e shqyrton ligjin e gjuhëve më 11 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka sjellë sot vendim që seanca për shqyrtimin e iniciativave me të cilat kontestohet kushtetueshmëria për ligjin për përdorimin e gjuhëve të mbahet më 11 dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar për TV Shenja anëtari i Kushtetueses, Osmani Kadriu i cili tha se, të gjitha iniciativat që janë dorëzuar në lidhje me këtë çështjet dhe të cilat janë të bashkuara me një lëndë, të shqyrtohen në seancë të veçantë. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që shqyrtimi i të gjithë iniciativave të cilat janë të bashkuara me një lëndë a kanë të bëjnë me ligjin për përdorimin e gjuhëve të shqyrtohen në seancë të veçantë e cila senacë është caktuar në datë 11 dhjetor të këtij viti.

Osman Kadriu, gjykatës kushtetuese

Vendimi miratohet me shumicë të votave, opinioni do të ketë mundësi të merr pjesë, meqenëse seanca është publike, në të gjitha seancat por në veçanti në këtë seancë, meqenëse edhe opinioni edhe qytetarët manifestojnë interesim të veçantë për miratimin e vendimit nga ana e gjykatës dhe të gjtiha ato procedura që duhet të zhvillohen dhe çështjet që trajtohen a kanë lidhje me ligjin në fjalë”.

Kadriu po ashtu, ka hedhur poshtë informatat që kanë qarkulluar kohëve të fundit se, veç më ka filluar shfuqizimi i gjuhës shqipe. Sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa vendim të gjykatës.

Osman Kadriu, gjykatës kushtetues

Dëgjoj disa informata faktikisht dezinformata se janë abroguar disa dispozita, ligji në tërësi, ligji pjesërisht e kështu me radhë, ato janë dezinformata të kulluara, me qenëse çdo vendim që sjell gjykata duke përfshirë edhe vendimin që duhet ta sjell për çështjen për ligjin për gjuhët, ato gjykata i sjellë në seancë publike. Një seancë e tillë për këtë çështje nuk kemi pasur. Situatua është shumë e qartë”.

Fillimisht, ishte paralajmëruar se, iniciativa për ligjin për përdorimin e gjuhëve do të shqyrtohet në muajin tetor. Nga Kushtetuesja thanë për TV Shenja se seanca nuk është shtyrë pasi, nuk ka qenë e caktuar formalisht. Nga gjykata thanë se, lënda nuk është vendosur në rend dite në muajin e ardhshëm, për shkak të mungesës së paralajmëruar të disa gjykatësve.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING