(VIDEO) Gashi rithekson: Nuk e mbështesim “ligjin e branitellave”
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se ai mbetet në qëndrimin se nuk do ta thërras seancën e Kuvendit, për të diskutuar për Ligjin për “Branitella”. Ndërkaq, i pytur se a e ka thyer rregulloren e Kuvendit deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, pasi nuk ka thirrur mbledhje për këtë çështje, Gashi tha se ai është kryetar i Kuvendit dhe nuk është ai që gjykon se kush e then rregulloren, por siç tha kreu i kuvendit, është ai pikërisht që e respekton rregulloren e Kuvendit.
AFRIM GASHI,KRYETAR I KUVENDIT
“Unë jam kryetar i kuvendit i cili e implementon rregulloren, por jo i cili gjykon. Nuk jam këtu për të gjykuar se kush e then rregulloren, ajo nuk është e drejta ime, është çështje interpretimit nga palët në aspektin politik, juridik të eskpertëve d.m.th mbetet çështje e interpretueshme dhe e vlersimit të palëve të ndryshme të interesuara për këtë çështje. Sa i përket se unë mendoj që është çështje e absolvuar dhe do duhet të shohim në të ardhmen nëse kemi problem me rregulloren atëherë komisioni për mandate dhe rregullore do të duhet të shqyrtojnë nenet për rregullores, të cilat janë në kohezion njëra me tjetrën. Jo”.
Kujtojmë se “ligji për Branitellat” është propozuar nga partia opozitare maqedonase, LSDM, ndërsa përkrahet edhe nga prartitë tjera maqedonase në pushtet, gjegjësishtë VMRO-DPMNE dhe Znam, ndërsa i njejti ligj nuk përkrahet nga partitë shqiptare qoftë pozitë apo opozitë. Kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini dhe njiherit edhe deputete e Frontit, Ilire Dauti, ka theksuar se nuk lëkundet nga qëndrimi i saj dhe se nuk do ta vendos në rend dite këtë pikë, për aq kohë sa në këtë ligj nuk përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së.
Samir Mustafa /SHENJA/