Ish-drejtoresha organizative e Klinikës për Toksikologji Besia Iljazi akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtoreshës organizative të Institucionit Shëndetësor Publik – Klinika Universitare për Toksikologji Besia Iljazi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“E akuzuara në cilësinë e drejtoreshës organizative të një institucioni shëndetësor publik – Klinikë Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona.
Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në Klinikë, pas së cilës ka nxjerrë në mënyrë retroaktive urdhërpagesat me të cilat ajo u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar.