Seanca të pesë komisioneve parlamentare

Seanca të pesë komisioneve parlamentare

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisionet për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Komisioni Ligjvënë-Juridik dhe komisionet për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe për Financim dhe Buxhet.

 Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat, në lexim të parë, sëbashku me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Rrjetit për Kërkim Akademik  të Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, janë në rend dite të seancës së Komisionit për Transport, Transfomimit Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Deputetët – anëtarë në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe Komisionin Ligjvënës-Juridik mes tjerash, në seancat e sotme, si pika debat i kanë Propozim – Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore dhe Propozimin – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për numrin amë, me procedurë të shkurtuar – lexim të dytë.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në seancë, siç është paralajmëruar, do të debatojë rreth propozim – ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, të Ligjit për tokë bujqësore, Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe të Ligjit për fitofarmaci, me procedurë të shkurtuar – lexim të dytë.

Për të njejtat këto propozim-ligje, si dhe për Propozim – ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelimin e Rrjetit për Kërkim Akademik  të Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar – lexim të dytë sot në seancë do të diskutojnë edhe deputetët në Komisionin Ligjvënës-Juridik.

Në rend dite të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive pika e vetme është Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për numrin amë, me procedurë të shkurtuar – lexim të dytë.

MARKETING