Digjen dy makina në Qendër të Shkupit

Digjen dy makina në Qendër të Shkupit

MPB informon se herët në mëngjes në orën 05.50 në SPB Shkup është denoncuar se në hapësirë për parking në rajonin e Qendrës ka shpërthyer zjarr në makinën ‘mercedes’ me targa të Shkupit, pronë e I.T (49) nga Shkupi.
Nga zjarri është përfshirë edhe makina “audi” me targa të Shkupit, pronë e A.J nga Shkupi.
Zjarri është shuar nga Njësiti i Zjarrëfikësve të Shkupit, ndërsa persona të lënduar nuk ka.
Hetim është kryer në vend ngjarje. /SHENJA/

MARKETING