(VIDEO) VLEN për BDI-në: Frika nga ndjekja penale i detyron t’i japin vetes autogola

(VIDEO) VLEN për BDI-në: Frika nga ndjekja penale i detyron t’i japin vetes autogola

Frika e kësaj udhëheqësie të kriminalizuar të BDI-së nga ndjekja penale i detyron ata t’i japin vetes autogola, vlerëson Koalicioni VLEN. Sipas tyre, nuk ka manipulim më të madh sesa kur klika e BDI-së e akuzon VLEN-in për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përbërja e së cilës është zgjedhur me propozim dhe pajtim të Ali Ahmetit.

VLEN

Për më tepër, iniciativa e Komisionit për Antikorrupsion për kontestimin e punësimeve mbi bazë të balancuesit, pra sipas përkatësisë etnike, është parashtruar në kohën kur Nuri Bajrami, baxhanaku i Talat Xhaferit, ishte anëtar i këtij komisioni. As Artan Grubi, si ish-ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, nuk ka dashur të dorëzojë argumente në Komisionin për Antikorrupsion për punësimet e shqiptarëve në administratë”

Sipas VLEN-it, vendimi i kësaj përbërjeje të Gjykatës Kushtetuese bie mbi ndërgjegjen e kësaj udhëheqësie të kriminalizuar të BDI-së, e cila, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes penale për aferat korruptive të ish-funksionarëve, përpiqet dëshpërimisht të nxisë tensione ndëretnike duke u paraqitur rrejshëm si shpëtimtare e shqiptarëve.

VLEN

Po i bien kokës me gurin e vet. Shfrytëzojnë manipulime të ulëta duke thënë se shqiptarët janë të përfaqësuar në institucione vetëm kur kriminelët e BDI-së janë në pushtet. Publikisht pyesim: A ka ndonjë kufi që s’e keni shkelur? Si nuk iu vjen turp të nënvlerësoni popullin tuaj në këtë mënyrë”

Koalicioni VLEN thekson se janë garancia se vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përdorimit të balancuesit nuk do të ndalojë punësimin e shqiptarëve në administratën publike, sepse ky është një status i garantuar kushtetues që buron nga Marrëveshja e Ohrit. /SHENJA/

 

MARKETING