(VIDEO) Kryetari i BNJVL-së: Pushteti i kryetarëve të komunave është i madh, duhet të kufizohet

(VIDEO) Kryetari i BNJVL-së: Pushteti i kryetarëve të komunave është i madh, duhet të kufizohet

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njiherit kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, ka deklaruar se BNJVL do të punojë në ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me qëllim të mekanizmit për ndërrimin e kryetarit të komunës. Ai për Radio Europa e Lirë, ka theksuar se pushteti i kryetarëve të komunave është i madh dhe duhet të kufizohet.

ORCE GJORGJIEVSKI,KRYETAR I BNJVL-së

Tani problemi më i theksuar është në Shkup. Nesër problemi mund të shprehet në çdo komunë të Shkupit. Një person nuk mundet, për arsye të kuptueshme apo për ndonjë zhgënjim, të mbajë peng një qytet të tërë, një komunë të tërë etj. Kryetarët e komunave, po e nis nga vetja, sipas ligjeve ekzistuese për vetëqeverisje lokale, janë të paprekshëm, janë tepër të mbrojtur”.

Gjorgjievski thekson se kryetari mund të ndërrohet vetëm me zgjedhje. Sipas tij, duhet të vendoset një mekanizëm me të cilin llogaridhënia e drejtuesve të komunave mund të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur.

SINKRON:ORCE GJORGJIEVSKI,KRYETAR I BNJVL-së

Atëherë kryetari do ta dijë se mund të fillojë, por mandati i tij mund të mos përfundojë deri në fund të mandatit dhe është logjike që ai të mendojë diçka për të zbatuar. Kemi kryetar komunash nga e kaluara që kanë kaluar katër vjet në letargji në mandatet e tyre, të cilët kanë fjetur mandatet e tyre në terma popullor dhe nuk ka asnjë dënim, dënimi i vetëm janë zgjedhjet. Duhet të vendoset një mekanizëm me të cilin llogaridhënia mund të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ndërkaq, lidhur me kërkesën e BNJVL-së për rritjen e gjobave për krijuesit e deponive ilegale, ai thotë se inspektimi vepron sipas listave tarifore, gjegjësisht gjobat sipas tij, janë shumë të ulëta.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING