(VIDEO) Ende pa u dhënë vlerësimi i kushtetueses nisi heqja e shqipes

(VIDEO) Ende pa u dhënë vlerësimi i kushtetueses nisi heqja e shqipes

Ende pa u dhënë  vlerësimi i Gjykatës Kushtetuesë për Ligjin e dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut nisi mospërdorimi i shqipes. Të premten në rrugën Shkup –Bllacë u vendosën tabelat e reja sinjalistike në tre gjuhë por pa gjuhnë shqipe. Mirse erdhët në RMV ishte e shkruar në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, por jo edhe në shqip.

Tabelat  e sinjalistikës rrugore vendosen nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, që drejtohet nga Koce Trajanovski , por meqë bëhet fjalë për vendkalim kufitar për vendosjen e tyre merret leje nga ministria e punëve të brendshme.

Pas reagimeve të shumta tabelat e reja pa gjuhën shqipe u hoqën gjatë natës, ndërkaq,  gjatë ditës së shtunë u rikthyen tabelat e vjetra ku emir I shtetit është I shkruar në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Për skandalin me heqjen e shqipes nga tabelat sinjalistike, VLEN, që është pjesë e qeverisë ka akuzuar ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore.

“Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN sqarojnë se do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim të qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING