(VIDEO) Mexhiti: Ligji i “branitellëve” nuk do të kalojë

(VIDEO) Mexhiti: Ligji i “branitellëve” nuk do të kalojë

“Popozim- Ligji për Branitellat nuk do të  kalon”. Kështu është shprehur i prerë zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ai tha se ky propizim-ligjë është njëra ndër  tendecat e LSDM-së dhe BDI-së për ta destabilizuar situatën politike në vend. Megjithatë, Mexhiti tha se janë në komunikim me partenerin e tyre qeverisësë, gjegjësishtë VMRO-DPMNE dhe se ky prozim, ai tha se nuk vjen nga qeveria, por nga LSDM-ja, e cila siç tha, deri dje ka luftuar për koncepntin “qytetarë”.

“Kjo është njëra ndër 4-5 tendecat e BDI-së dhe LSDM-së, për të destabilizuar situatën, pra bëjnë gjithçka, luajnë edhe me gjuhën, edhe me UÇK-në, edhe me ndjenjat kombëtare, fetare, krejt kjo për të shpëtuar lëkuren e vet dhe t’i ikin përgjegjësisë. Ne bisedojmë si partnerë brenda qeverisë dhe kjo iniciativë nuk vjen nga qeveria, por vjen nga një LSDM, e cila deri dje ka luftuar për konceptin qytetarë, brenda rradhave të veta ka edhe votues dhe antarë shqiptarë, ka edhe funksionarë shqiptarë dhe e njejta LSDM, tash, mbas 8 viteve i kujtohet të propozon ligj për Branitellat, duke e ditur që kjo nuk mund të kalon, por vetëm për të kriju destabilizim të situatës politike, dhe dua të rrumbullaksojë se ky ligj nuk do të kalon”, deklaroi Mexhiti.

Ndërkaq, propozuesja e ligjit në fjalë, LSDM,  përmes një komunikate për media ka ftuar sërish që VMRO-DPMNE dhe ZNAM-i të mbështesin ligjin për branitellat. Nga LSDM thonë se ata duhet ta udhëzojnë kryeparlamentarin Afrim Gashi që të dorëzojë ligjin në seancë komisioni, përndryshe sipas tyre do të shkelin edhe një premtim të tyre.

“VMRO-DPMNE dhe ZNAM duhet të inkurajohen dhe të mbështesin Ligjin për branitellat, sepse ky ligj i plotëson nevojat reale të të mbijetuarve, mbrojtësve me aftësi të kufizuara dhe familjeve që kanë humbur të dashurit. Nëse Mickoski thotë se VMRO-DPMNE jep mbështetje të qartë për Ligjin për branitellat, ai ka mundësi ta dëshmojë”, thonë nga LSDM.

LSDM i bën thirrje Mickoskit që të mos gjunjëzohet dhe ta urdhërojë Gashin që të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe ta dorëzojë Ligjin në seancë komisioni. Sipas tyre Ligji mund të miratohet nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it votojnë “PRO”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING