Kallëzime penale për pesë persona që shkaktuan zjarre
SPB Manastir në Prokurorinë Themelore Publike – Manastir ka dorëzuar pesë kallëzime penale kundër katër personave dhe një personi juridik për zjarre të shkaktuara në periudhën prej 15 qershorit deri më 10 shtator të këtij viti.
Sipas MPB-së, kallëzimet janë për “shkaktim të një rreziku të përgjithshëm”.
Kallëzimi i parë penal është bërë ndaj GJ.D. (70) nga Manastiri, i cili më 29 korrik ka ndezur zjarr në arën e tij në fshatin Bratindol, me qëllim të asgjësimit të insekteve, pas së cilës zjarri nga era është përhapur edhe në arat fqinje.
Kallëzimi i dytë është kundër T.I. (27) nga fshati Kremenicë, i cili më 4 shtator i ka vënë zjarrin kashtës në atarin e fshatit dhe i treti është kundër personit juridik, pasi më 3 gusht në fshatin Strezhevë, nga telat që kanë rënë shkëndija nga një shtyllë në pronësi të personit juridik të raportuar ka shkaktuar zjarr i cili ka përfshirë barin dhe pemët e thata.
Raporti i katërt është kundër RR. (58) me vendbanim të përkohshëm në Manastir, i cili më 4 gusht i ka vënë flakën një hambari në fshatin Crneec dhe zjarri është përhapur në barin e thatë përreth.
Kallëzim është bërë edhe ndaj P.B. (46) nga Manastiri, i cili më 04.08.2024 ka ndezur zgarë pranë vreshtave të tij në fshatin Lopaticë, e cila ka shkaktuar zjarr.