LSDM: VMRO-DPMNE dhe ZNAM të mbështesin Ligjin për ‘branitellat’

LSDM: VMRO-DPMNE dhe ZNAM të mbështesin Ligjin për ‘branitellat’

LSDM-ja u ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it të bëhen të guximshëm dhe të mbështesin Ligjin për ‘branitellat’, sepse ky ligj, sipas LSDM-së, i plotëson nevojat reale të të mbijetuarve, ‘branitellave’ me aftësi të kufizuara dhe familjeve që kanë humbur të dashurit.

“Nëse Mickoski thotë se VMRO-DPMNE jep mbështetje të qartë për Ligjin për ‘branitellat’, ai ka mundësi ta dëshmojë. Së pari, mos u gjunjëzoni, por thirrni Gashin që të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe ta dorëzojë Ligjin në seancë komisioni. Pastaj të thërrasin deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it të votojnë në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas tyre, ligji mund të miratohet nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it votojnë PRO.

MARKETING