Irani pretendon se ka dërguar me sukses një satelit në hapësirë

Irani pretendon se ka dërguar me sukses një satelit në hapësirë

Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare Islamike, raportoi agjencia shtetërore e lajme, IRNA më 14 shtator.

Sipas raportimit, sateliti Chamrat-1 ka peshë prej 60 kilogramësh dhe ai me sukses arriti në orbitën prej 550-kilometrash në hapësirë.

Në janar, Irani tha se me sukses kishte lansuar në hapësirë tre satelitë përmes një rakete.

Shtetet e Bashkuara paraprakisht kanë thënë se lëshimet e satelitëve nga Irani janë në kundërshtim me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara e cila i kërkon Teheranit të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që përfshin aftësi të raketave balistike për të ofruar armë bërthamore.

Sanksionet e OKB-së sa i përket programit të Iranit për raketat balistike skaduan tetorin e vitit të kaluar. /rel/

MARKETING