Thirrja publike për projekte për komunat ka përfunduar, do të ndahen 250 milionë euro

Thirrja publike për projekte për komunat ka përfunduar, do të ndahen 250 milionë euro

Ka përfunduar thirrja publike për mbledhjen e projekt aplikacioneve për thirrjen publike për investime kapitale të Qeverisë për komunat.

Shërbimi për shtyp i qeverisë informoi se 80 komuna kanë dorëzuar 357 projekte që zgjidhin probleme specifike të qytetarëve.

“Ky është një nivel historikisht i lartë investimi qeveritar i rëndësishëm për pushtetin vendor. Me këto para do të ndërtohen gypa uji, kanalizime, shkolla, kopshte, komplekse sportive. Në këtë mënyrë tregohet kujdes dhe mbështetje konkrete për komunat. “Interesi i lartë tregon se masa e qeverisë për 250 milionë euro për investime kapitale e ka justifikimin e vet”, thotë qeveria.

Brenda 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit, nga ana e komunave, i dorëzohet ministrisë përkatëse nga fusha e projektit ku do të bëhet vlerësimi i të njejtave.

MARKETING