(VIDEO) Ahmeti për rastin e Blerim Ramadanit: Maqedonia e Veriut anëtare e Interpol-it, i detyrohet rregullave ndërkombëtare

(VIDEO) Ahmeti për rastin e Blerim Ramadanit: Maqedonia e Veriut anëtare e Interpol-it, i detyrohet rregullave ndërkombëtare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka thënë se duhet të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatën më e madhe të policisë globale, Interpol, pasi arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, janë të shpeshta. Për Ekonomia Online, ai ka folur për arrestimin e Blerim Ramadanit nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, Ahmeti ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i mbajë nën presion ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Kjo është një çështje që duhet parë me komunitetin ndërkombëtar që të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Përndryshe pa anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe pa një marrëveshje bashkë me komunitetin ndërkombëtar, në këtë rast me BE-në dhe SHBA, Serbia do të vazhdoj që t’i mbaj në presion të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithë aktivistët. Listat janë plotë e përplot me aktivist të anti-pushtuesit dhe kjo çështje duhet të merret me seriozitetin më të madh”

Ahmeti ka arsyetuar veprimin e policisë maqedonase për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Çështja është se vendimet merren, Interpoli ekzekuton vendimet që marrin shtetet anëtare të Interpolit, Maqedonia e Veriut është anëtare e Interpolit, Shqipëria është anëtare e Interpolit dhe kanë obligime që t’i respektojnë vendimet e shteteve pjesëtare të Interpolit”

Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës. Më pas Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak ku ndodhej. /SHENJA/

 

MARKETING