Gjykata e Lartë e BE-së urdhëron Apple t’i paguajë Irlandës 13 miliardë euro
Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian vendosi të martën se Apple duhet t’i paguajë 13 miliardë euro (14.3 miliardë dollarë) taksa të prapambetura në Irlandë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje ligjore dhjetëvjeçare.
Gjykata e Drejtësisë së BE-së la në fuqi një vendim të Komisionit Evropian të vitit 2016, i cili konstatoi se Irlanda i kishte dhënë Apple ndihmë të paligjshme shtetërore duke ofruar avantazhe tatimore nga viti 1991 deri në 2014.
Si rezultat, Irlanda u urdhërua të rikuperonte shumën nga gjigandi i teknologjisë .
Apple dhe Irlanda e kundërshtuan vendimin dhe në vitin 2020, Gjykata e Përgjithshme e BE-së doli në anën e Apple, duke vendosur se Komisioni nuk kishte arritur të provonte se Apple mori një “përparësi selektive”.
Megjithatë, Komisioni e apeloi vendimin.
Të martën, Gjykata e Drejtësisë përmbysi vendimin e mëparshëm, duke u mbështetur në Komisionin dhe duke konfirmuar kërkesën që Apple të kthejë taksat e prapambetura.
Aktvendimi shënon aktgjykimin përfundimtar në këtë rast.