(VIDEO) Tripunovski: Dy kompani kanë marrë ilegalisht subvencione, derisa Lupço Nikollovski ishte ministër i Bujqësisë

(VIDEO) Tripunovski: Dy kompani kanë marrë ilegalisht subvencione, derisa Lupço Nikollovski ishte ministër i Bujqësisë

Dy kompani kanë marrë ilegalisht subvencione bujqësore, përderisa Lupço Nikollovski ishte në krye të Ministrisë së Bujqësisë njoftoi Ministri I bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski. Ai akuzoi ish ministrin se derisa ishte në krye të kësaj ministrie i ka mundësuar dy kompanive që në mënyrë të paligjshme të marrin subvencione shtetërore prej mijëra eurosh. Tripunovski tha se këto janë vetëm dy raste të mbështetura me prova të forta që vërtetojnë se sistemi dhe institucionet janë tërësisht të shkatërruara. Ai i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të hetojë se cili ishte qëllimi dhe pse këtyre dy personave juridikë iu lejua të marrin një shumë të madhe të parave të shtetit.

“Nga sot asgjë nuk do të jetë si më parë. Fillojmë me publikimin e të gjitha rasteve dhe aferave të dyshimta nga udhëheqja e mëparshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave dhe Ljupço Nikollovskit si ministër i atëhershëm. Qytetarët, përveç që do të shohin se si ka punuar Nikollovski, sot do të kenë mundësinë të dëgjojnë edhe se çfarë ka ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë në 7 vitet e fundit dhe se si subjekte juridike i kanë marrë paratë e shtetit jashtë të gjitha procedurave dhe rregulloreve. Rasti i parë që dua ta publikoj ka të bëjë me personin juridik AREKSPORT DOOEL Import – Export nga Strumica. Për t’u bërë më të qarta, do t’ju sqaroj procedurat pasi përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, këtij subjekti juridik i është lejuar që në mënyrë të kundërligjshme të marrë deri në 30 milionë denarë për subvencione”, deklaroi Tripunovski.

Në konferencën e sotme për media, Tripunovski përmendi kompanitë “Arexport’ Import-Export nga Strumica, të cilës i janë paguar në mënyrë të kundërligjshme 30 milionë denarë dhe shoqërinë për bujqësi dhe blegtori “Ilinden”, e cila në kundërshtim me ligjin ka marrë subvencione në shumë prej 19 milionë denarëve.

Këto janë prova dhe indicie të forta për një krim të kryer dhe për këtë qëllim do t’i dërgohen Prokurorisë Publike, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë Financiare për hetime të mëtejshme dhe për zbardhjen e plotë të këtyre dy rasteve”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING