Mentaliteti gjenocidial: Serbia vazhdon t’i shesë armë Izraelit
Serbia eksportoi mbi 23 milionë euro armë dhe municione në Izrael në vitin 2024, pavarësisht shqetësimeve se armët mund të përdoren në krime lufte kundër civilëve palestinezë në Gaza, shkruan SHENJA.
Vetëm në korrik 2024, Serbia eksportoi 7.3 milionë euro armë dhe municione në Izrael, që përkon me pesë fluturime ushtarake izraelite nga Beogradi në një bazë ajrore pranë Beersheba.
Që nga dhjetori 2023, ka pasur të paktën 15 fluturime ushtarake izraelite nga Beogradi dhe Nishi në bazën ajrore të Izraelit Nevatim, duke e bërë Serbinë një nga vendet kryesore të origjinës për fluturimet e armëve në këtë bazë ajrore. /SHENJA/