(VIDEO) Maqedonia e Veriut po tretet, lindjet janë ulur për 7,2 %, vdekjet janë rritur

(VIDEO) Maqedonia e Veriut po tretet, lindjet janë ulur për 7,2 %, vdekjet janë rritur

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për natalitetin në vend zbulojnë se edhe në këtë tremujor ka rritje natyrore negative.

Shifrat tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2024 kanë lindur gjallë 3 840 fëmijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i tyre është ulur me 7.2 për qind.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe  shënoi një rritje prej 0,3 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023 dhe arriti në 4 711 persona, 12 prej tyre ishin foshnja.

Shtesa natyrore është negative, pra minus 871 persona, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i vogël se numri i personave të vdekurve.

Në tremujorin e dytë të vitit 2024 janë regjistruar 2 533 martesa, me një rënie prej 22,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.  Në këtë tremujor janë pranuar 390 raporte për martesa të divorcuara.

Maqedonia e Veriut ka disa vite  që ka rritje natyrore negative të popullsisë. Numri I atyre që vdesin është mbi  tre mijë  më I lartë se I atyre që lindin. /SHENJA/

MARKETING