Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihma

Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihma

Rritja e ndihmës ushtarake është thelbësore për aftësinë e Ukrainës për të qëndruar në luftë kundër pushtimit të gjithanshëm të Rusisë, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ukraina vazhdon të ‘përgjojë’ raketat ruse çdo ditë, duke shpëtuar jetë të panumërta. Por aftësia e Ukrainës për të ruajtur mbrojtjen e saj kërkon rritje të furnizimeve dhe mbështetje më të madhe”, shtoi ai.

Pas sulmeve të rënda ajrore të fundit ruse, Stoltenberg thirri një takim të ambasadorëve të aleatëve të NATO-s në Bruksel me kërkesë të Ukrainës për të diskutuar nevojat e vendit për mbrojtjen ajrore.

Duke folur përmes lidhjes video, ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov i informoi ambasadorët dhe Stoltenberg mbi situatën e fushëbetejës dhe prioritetet e Ukrainës për pajisjet ushtarake.

“Aleatët përsëritën sot se po rrisin ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën”, tha Stoltenberg në deklaratën e tij pas takimit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së furnizimeve pa dhënë detaje.

MARKETING