ASH: Kujt i paska shërbyer Taravari, miku i tij e liroi edhe Çavkovin

ASH: Kujt i paska shërbyer Taravari, miku i tij e liroi edhe Çavkovin

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se veprimet e Arben Taravarit në të kaluarën dhe tash nuk mund të cilësohen ndryshe përveç se, tradhti sistematike.
“Tradhtia në Bogovinë në zgjedhjet lokale në vitin 2021, rrëzimi përtokë i ASH-së me ca të llojit të tij në Tetovë në vitin 2022, ikja me pasojë ndarjen e Aleancës për Shqiptarët, sipas skenarit të paralajmëruar të Hristijan Mickovskit dhe VMRO DPMNE-së!
Lind pyetja a vetëm tani apo çdo herë ky shumëftyrësh i ka shërbyer VMRO-së?! Çdo ditë jemi dëshmitarë për lirimin nga burgu të bandave të ngjarjeve të 27 prillit, nga pobratimi i tij, Aleksandër Pandov. Me të drejtë po lind pyetja, u bëre tradhtar gjatë rrugëtimit në ASH apo erdhe si një i tillë, i infiltruar në ASH që në fillim? U rekrutove si vazal e shërbëtor nga Htistijan Mickovski apo ishe në listën e të rekrutuarve nga Nikolla Gruevski dhe Mickovski të gjeti gati të rekrutuar?! Dje Angelovin në liri, sot Çavkovin me arsyetimin e njëjtë gjoja se kanë nevojë për trajtim shëndetësor, mos ndoshta ti Arben ua jep edhe vërtetimet mjeksore?! Në qoftë se jo, je në krye të ministrisë për shëndetësi dhe po të pyesim a ke ngrit ndonjë komision për të vërtetuat a janë apo s’janë për trajtim mjekësor? Cili është çmimi i tradhtisë që ia bëre Ziadin Selës?! Nuk po të pyesim se a ta mban fytyra të shkelësh çdo ditë mbi gjakun e tij, sepse ti nuk e ke një të tillë! Ju anëtarë të ASH-së që gabimisht u rreshtuat në krah të këtij mercenari të Nikolla Gruevskit, si ndiheni sot?! A ndiheni krenar me aktet politike të këtij të shituri?
Tradhtia ka çmim Arben Taravari, po tradhtia ka çmim!”, thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Selës.

MARKETING