(VIDEO) Përplasja për vulat e Aleancës për Shqiptarët po vazhdon

(VIDEO) Përplasja për vulat e Aleancës për Shqiptarët po vazhdon

Për përplasjen ndërmjet grupit të Ziadin Selës dhe të Arben Taravarit për çështjen e vulave të Aleancës për Shqiptarët, përfaqësuesi ligjor i krahut të Taravarit, Abidin Abduli, ka theksuar se nuk ka pranuar në zyrën e tij ende një vendim nga Gjykata e Apelit e Gostivarit, ndërsa sqaroi se informatat i marrin vetëm kur vijnë me shkrim.

Në anën tjetër edhe Bujare Abazi vlerëson se Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që iu përmbajtën idesë për çka fillimisht u formua si parti e tillë.

Bujare Abazi, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit 

“E nëse flasim në aspektin e këtillë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, unë do thoja se Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që I’u përmbajtën idesë për çka fillimisht u formua si parti e tillë dhe i shtynë idealit deri në momentin kur ne BDI-në e dërguam në opozitë”.

Në anën tjetër, Arben Zeqiri, nga krahu i Selës, vlerëson se Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që u dorëzuan partinë tek Mickoski. Ai thekson se delegatët e Kongresit ku morën pjesë mbi dy të tretat, legjitimuan Ziadin Selën për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa këtë vendim e konfirmoi edhe Gjykata Themelore në Tetovë.

TABELË: ARBEN ZEQIRI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT, KRAHU I SELËS

“Vonesat në Gjykatën e Apelit, deklaratat e paradokohshme të Arben Taravarit se tani ‘ka ndryshuar situata’, duke aluduar në hyrjen e tyre në Qeveri dhe trumbetimet e tij se do të ndryshojë vendimi i shkallës së parë, forcon dyshimet për presione mbi Gjykatën e Apelit. Sa i takon aspektit moral që dëgjuam sot nga uzurpatorët, Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që ju dorëzuan VMRO-së. I rikujtojmë se misioni i Aleancës për Shqiptarët është mbrojtja e shqiptarëve nga nënçmimi, degradimi dhe poshtërsimi, mosnënshtrimi ndaj partive maqedonase”

Zeqiri shkruan se pas Ziadin Selës janë reshtuar shumica dërmuese e themeluesve, eksponentëve, deputetëve, funksionarëve, kuvendarëve, delegatëve dhe shumica e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, si dhe qytetarët të cilët me votë e mbështetën në zgjedhjet e fundit parlamentare.   Anida Murati /SHENJA/ 

MARKETING