Arratisja e Blerim Ramadanit, LSDM vazhdon me kritika ndaj pushtetit

Arratisja e Blerim Ramadanit, LSDM vazhdon me kritika ndaj pushtetit

LSDM vazhdon të kritikojë pushtetin lidhur me arratisjen e Blerim Ramadanit. Opozita maqedonase thekson arratisja e tij është organizuar nga struktura të MPB-së dhe të të punësuarve në institucione.

Sipas LSDM-së Ramadani kur ishte në burgim shtëpiak ka lëvizur lirshëm nëpër Kosovë dhe në ditën kur është arratisur ka përdorur veturën zyrtare.

“A është e vërtetë se më 10 gusht kur Ramadani ka qenë në arrest shtëpiak, ai në fakt ka qenë në Kosovë? A është e vërtetë se atë ditë rreth orës 18 e 40 minuta, Ramadani me veturë pa u ndal në kufi, ka shkuar në Kosovë dhe vonë natën është kthyer në burgim shtëpiak në Maqedoni? Kujtojmë se i kemi të gjitha detajet dhe secila gënjeshtër e Qeverisë dhe institucioneve në lidhje me këtë është vepër penale”, tha Mitko Trajçulleski nga LSDM.

MARKETING