(VIDEO) Reagime për vizitën e kryeparlamentarit, Gashi është i detyruar të ketë eskortë 24 orë

(VIDEO) Reagime për vizitën e kryeparlamentarit, Gashi është i detyruar të ketë eskortë 24 orë

Kanë vijuar një sërë reagimesh lidhur me zhvillimet sa i përket shkuarjes në Kosovë me veturën zyrtare të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, disa ditë më parë. Nga partia opozitare LSDM theksojnë se skandalet e koalicionit VMRO-DPMNE dhe VLEN nuk ndalen dhe secili që vijon është më skandaloz se ai i mëparshmi. Nga kjo parti madje pyesin Gashin, se a është etike sipas tij të shkojë në dasëm në Kosovë me veturë zyrtare?!, ndërsa për këtë, ata kërkojnë llogari nga Ministria e Punëve të Brendshme.

LSDM

Pas raportimeve në media se Afrim Gashi ka marrë pjesë në një dasmë në Kosovë privatisht me gjithë rrethin e tij të sigurisë, sot institucionet e MPB-së dhe Kuvendit i detyrohen më shumë përgjigje. Përpjekjet e pasuksesshme të djeshme për të mbuluar lajmin nuk do të zhduken. Toshkovski dhe MPB të përgjigjen sa më shpejt, a ka pasur Gashi me vete urdhër udhëtimi dhe dokumentacion për këtë dasmë? Mbi çfarë baze është dhënë urdhri dhe për sa ditë? Ne kërkojmë që urdhrat, natyrisht nëse ekzistojnë, të bëhen publike”.

Ndërkaq, kështu nuk mendojnë nga VMRO-DPMNE. Nga partia në pushtet deklarojnë se Gashi nuk e ka shkelur ligjin, madje sipas tyre mungesa e eskortës dhe mossigurimi është vepër e sanksionueshme.

VMRO-DPMNE

Një bartës i një pozicioni si Afrim Gashi pasohet nga një protokoll i detyrueshëm dhe shoqërim i vazhdueshëm. Situata e kundërt, mungesa e eskortës dhe mos sigurimi është vepër e sanksionueshme. Sipas SDS-së a është dashur të shkelen ligjet në rastin e Afrim Gashit?Ky vend ka institucione. SDS-ja e ka të vështirë të kuptojë pse në kohën e tyre ministrat luanin futboll në zyrë gjatë orarit të punës, policët goditnin merimangat, kallashnikovët u gjuajtën në prani të Ahmetit dhe Oliver Spasovski u shpërndante pasaportat mafiozëve”.

Njejtë deklarojnë edhe nga koalicioni VLEN. Zëdhënësi Fari Hiseni tha se të njëjtat rregulla vlejnë si për kryetarin e parlamentit ashtu edhe për personat e tjerë zyrtarë të lartë shtetëror.

FARI HISENI, ZËDHËNËS I VLEN-IT

Sa i përket kalimit në pikën kufitare, të njëjtat rregulla vlejnë si për kryetarin e parlamentit ashtu edhe për personat e tjerë zyrtarë të lartë shtetëror, ku nuk presin rradhë në pikat kufitare por kalojnë pa pengesë. Mirëpo, sa i përket dilemës se a ka pasur vetura të tjera private të cilat në formë të papenguar kanë kaluar në pikën kufitare në Bllacë për këtë të njëjtën nuk kam informacion”.

Në mbrotje të Gashit kanë dalur edhe eksponentë të Frontit Europian. Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shruar se Afrim Gashi është kryetar i Kuvendit 24 orë dhe me këtë Lloga thotë se qytetarët duhen të mësohen.

KRENAR LLOGA,ISH MINISTËR I DREJTËSISË

Histeria antishqiptare dhe stigmatizimi që po mbizotëronë që para zgjedhjeve parlamentare, në vend që të zbehen, po marrin hov, jo vetëm institucionalisht, por edhe në retorikën publike, mediatike dhe politike. Sulmet ndaj Talat Xhaferit, Vjosa Osmanit dhe Afrim Gashit janë përpjekje për të shëruar komplekset e atyre që nuk mund të pranojnë se edhe shqiptarët mund të jenë të barabartë me ta”.

Në të njetën vijë qendron edhe ish ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi. Ai ka thënë se kryetari i Kuvendit është korrektues i ministrive dhe se ministritë nuk mund t’i kërkojnë llogari njeriut të dytë në shtet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING