(VIDEO) Taravari: Pacientes në klinikën intensive i është dhënë i gjithë trajtimi i duhur

(VIDEO) Taravari: Pacientes në klinikën intensive i është dhënë i gjithë trajtimi i duhur

Shkaku i vdekjes së pacientes nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive. Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Madje garanton se pacientes i është ofruar e gjithë terapia e nevojshme dhe se në këtë rast nuk është bërë gabim mjekësor. Pacientja, sipas tij, ka pasur leokemi akute, megjithatë se çfarë saktësisht ka ndodhur thotë se do të pres të tregoj raporti.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Bëhet fjalë për rast me leukemi akute, kjo është sëmundje serioze, sëmundje malinje, për të cilën zakonisht ka diagnozë të keqe. Pacientja është trajtuar sipas protokolleve, kurse ndërkohë është infektuar edhe me kovid. Është konsultuar edhe anasteziologu edhe infektologu, duhet të shohim nga çka ka vdekur. I është dhënë terapia e duhur. Na lejoni të marrim të dhënat, por nuk ka gabim mjekësor dhe garantoj se i është ofruar i gjithë trajtimi i nevojshëm”.

LSDM edhe sot ka kërkuar hetim dhe përgjegjësi për vdekjen e pacientes, e cila nuk u pranua në mjekim intenziv. Drejtorët e spitaleve ku ka qenë pacientja të dalin para opinionit dhe të përgjigjen përse ajo nuk është pranuar në klinikë.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Ministri Taravari të mos presë si priste dje, por menjëherë të marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. Por edhe për rregullimin e situatës në Klinikën Infektive, që mos ketë viktimë të re”.

Partia opozitare LSDM një ditë më parë tha se një paciente ka ndërruar jetë pasi nuk është pranuar në Klinikën Infektive, ndërsa më parë është refuzuar edhe nga Klinika për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING