Manchester City shumë i fortë për Chelsean
Manchester City ka startuar me fitore në hapje të edicionit të ri të Premier League.
Kampioni ka treguar “muskujt” në hapje të edicionit, duke i shkaktuar humbje Chelseat në Londër, me rezultat 2:0.
Pep Guardiola, trajner i Cityt, ashtu si i ka hije e nisi kampionatin, duke importuar tre pikë, në misionin për të mbrojtur titullin e kampionit.
Haaland në minutën e 18-të dhe Kovaçiç në atë të 84-tën, shënuan për fitoren e Cityt.