(VIDEO) Shënohet 32 vjetori i Armatës, Siljanovska: Ju jeni garanci e paqes

(VIDEO) Shënohet 32 vjetori i Armatës, Siljanovska: Ju jeni garanci e paqes

Maqedonia e Veriut po shënon 32 vjetorin e themelimitë të Armatës. Ceremonia qendrore e Ditës së Armatës u mbajt në Ohër, ku të pranishmëve ju adresua me një fjalim edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila falënderoi pjesëtarët e Armatës për kryerjen detyrave ushtarake me disiplinë, ndërgjegjie dhe përgjegjësi brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse. Presidentja theksoi përkushtimin e Armatës në përkrahjen e institucioneve në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe situatat e krizës.

GORDANA SILJANOVSKA, PRESIDENTE

“Ju jeni një garantues dhe potencial rëndësishëm paqësor në këto kohë të vështira pasigurie të madhe, të shkaktuar nga rreziqet e sigurisë globale dhe evropiane dhe konfliktet e ndezura ushtarake rajonale, prania e kërcënimeve tradicionale, por edhe atyre të reja hibride dhe kibernetike, ndikimet aktive keqdashëse dhe dezinformatat nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Fatkeqësisht, fusha moderne e betejës është zgjeruar nga hapësira fizike në atë digjitale”.

Ajo shtoi se, lufta aktuale në tokën e Evropës dhe Lindjes së Afërt, e cila shkakton vuajtje të paparë njerëzore dhe dëme materiale, shtron pyetje dhe dilema të vështira, por edhe sfida për njerëzimin, për shkak të respektimit dhe mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare, joefikasitetit në funksionimin e institucionet ndërkombëtare dhe aktorët e autorizuar ndërkombëtarë.

Në kuadër të ceremonisë qendrore, u bë pranim – dorëzimi i detyrës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, nga shefi i mëparshëm, nënkoloneli Vasko Gjurchinovski, i është dorëzuar shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiskit.

/SHENJA/

MARKETING