Qytetarët ende nuk i kanë marrë paratë nga “TVSH-ja ime”
Edhe pse kthimi i TVSH-së nga aplikacioni “TVSH-ja ime” duhet të kishte filluar në fillim të muajit gusht, ashtu siç ka qenë gjithmonë, kthimi vonon.
Qytetarët të cilët kanë skanuar në tremujorin e dytë të vitit 2024 ende nuk i kanë marrë paratë, ndërsa arsyet ende nuk bëhen të ditura.
Me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet.
Kujtojmë se 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë për tre muaj.